Favorites

Truall 4 Ha për #SHITJE në Merdar të Podujevës

Kosovë

880,000€

Përshkrimi

Ofrohet për shitje trualli me sipërfaqe totale prej 4 hektarësh, i pozicionuar në një nga zonat më strategjike të komunës së Podujevës – në fshatin Merdar, shumë afër pikës kufitare me Serbinë dhe në afërsi të restorantit të njohur “Ora”.

Pozicioni gjeografik i kësaj prone është jashtëzakonisht i favorshëm për investitorë që janë të interesuar për zhvillim të aktiviteteve afariste, industriale apo logjistike. Zona është e njohur për qasjen e shpejtë në rrugët kryesore nacionale dhe ndërkombëtare, duke e bërë atë të përshtatshme për kompani që operojnë me tregti të jashtme apo që kanë nevojë për infrastrukturë të mirë transporti.

Karakteristikat kryesore të pronës:

  • Qasje në rrugë lokale dhe afërsi me autostradën

  • Pranë pikës kufitare Kosovë–Serbi

  • Infrastruktura e zonës në zhvillim të vazhdueshëm

  • E përshtatshme për ndërtime industriale, depo, terminal doganor ose objekte logjistike

Ky truall ofron potencial të lartë për zhvillim dhe është veçanërisht i përshtatshëm për:

  • Biznese që kërkojnë të operojnë në afërsi të kufirit

  • Projekte me destinim industrial apo komercial

  • Kompani transporti, logjistike ose magazinimi

  • Investitorë që mendojnë afatgjatë për zhvillim ekonomik në zonën e Podujevës

Prona është e lirë për t’u zhvilluar menjëherë dhe dokumentacioni është i rregullt.

Prona posedon fletë posedimi të rregullt dhe shitja realizohet përmes noterit.

Çmimi është 2,200€ për Ari (i diskutueshëm).

ID e shpalljes: PT0009


Informacione shtesë

  • Me fletë poseduese
  • Rrugë
  • Rrymë elektrike
  • Ujë

Lokacioni

Merdar

Rexhep Spanca

rexhep.spanca1@gmail.com

+38349126887

Nëse keni ndonjë pyetje rreth kësaj prone, mbushni formën e mëposhtme dhe agjenti ynë do të iu përgjigjet!