Banesa 44,3m² për #SHITJE në Ulpianë
Ulpianë
98,000€
Përshkrimi
Ofrohet për #shitje banesa me sipërfaqe 44,3m² (neto) në lagjen e njohur të Ulpianës, një ndër lagjet më të vjetra dhe më të vendosura të kryeqytetit. E pozicionuar në katin e 4-të, kjo banesë ofron një organizim praktik dhe funksional: një dhomë dite të ndriçuar me kuzhinë, një dhomë gjumi, një depo, një banjo dhe një terrase.
Sistemi i ngrohjes është i rregulluar me Termokos, duke garantuar ngrohtësi dhe komoditet gjatë stinës së dimrit.
Por ajo që e veçon këtë pronë është vendndodhja: je vetëm pak minuta nga qendra, me mundësi të shpejta për të lëvizur kudo, ndërsa rreth e rrotull gjen atë atmosferën autentike që vetëm lagjet e vjetra të Prishtinës dinë ta japin.
Hyrja e objektit është e mirëmbajtur rregullisht, duke ofruar një ambient të pastër e të rregullt, ndërsa para objektit gjendet parkim i organizuar për banorët.
Banesa posedon fletë poseduese, duke e bërë procesin e blerjes të sigurt dhe pa komplikime.
ID e shpalljes: PA20
Informacione shtesë
- 1 Banjo
- 1 Depo
- 1 Dhome Dite
- 1 Dhome dite me kuzhinë
- 1 Terrasë
Lokacioni
Ulpianë
Rexhep Spanca
rexhep.spanca1@gmail.com
+383 48 653 653
Nëse keni ndonjë pyetje rreth kësaj prone, mbushni formën e mëposhtme dhe agjenti ynë do të iu përgjigjet!